75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / MSH1

Murseli kërkoi takim me fëmijët dhe Behxhet Pacollin, kjo është përgjigjja nga gjykata

Gjatë seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, gjyqtarja Fatime Dermaku ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje lidhur me kërkesën e Murselit për takim me fëmijët, të cilët aktualisht po mbahen nga Qendra Sociale në Suedi.

Sipas saj, autoritetet përkatëse nuk kanë kthyer ende përgjigje zyrtare për këtë çështje, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë, gjyqtarja ka konfirmuar se kërkesa e Murselit për takim me Behxhet Pacollin është refuzuar.

Seanca po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku Murseli po merret në pyetje nga prokurorja e rastit./IndeksOnline/