Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët përfundimtare
Ka filluar senaca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sot në këtë seancë pritet që të dëgjohen fjalët përfundimtare për këtë rast.

Pkuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj tyre dhe ndaj Tom Dodajt.
Në aktakuzën e prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani së ndjerës.
Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.
Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia kishte shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai kishte kërkuar të gjente mundësinë për vrasjen e saj.
Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla kishte refuzuar e më pas kishte gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e kishte njoftuar Naim Murselin dhe që të tretë ishin dakorduar që Graniti të kryente vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguante kompensimin në shumën prej 30 mijë euro.
Ndërsa, Naimi më 29 nëntor 2023, thuhet se kishte siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i kishte blerë rreth orës 14:00 po të njëjtën ditë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 eurosh, e të cilën armë ia kishte dhënë të pandehurit të dytë- Granit Plavës.
Granit Plava, thuhet se armën në fjalë e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona. Vrasje kjo e kryer në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në orën 20:18 në vendin për të cilin ishteë dakorduar me Naimin, duke e inskenuar që të dukej si grabitje, ndërsa Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë kishte mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo të mos i shmangej plumbit, për çka Naimi me fëmijët kishte dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli kishte qenë në dijeni për këtë rast.
Me këtë, Naim Murseli akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarit Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, kishte kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1., pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të kodit penal.
Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, i pandehuri i parë Naim Murseli me veturë në të cilën kishte qenë tani e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, pas marrëveshjes paraprake, i kishte dhënë shenjë me drita të veturës të pandehurit Plava, për çka ai befas kishte dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, kishte ndaluar dhe kishte fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Naim Murseli thotë që s’e di si iu shkaktuan Liridonës lëndimet në dorën e majtë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Granit Plava për kompensim në shumën prej 30 mijë eurosh, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, kishte shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e qëllon në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, ku për pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj, sipas raportit të autopsisë erdhi si rezultat i gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.
Me këtë, Granit Plava akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën kishte kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.6 lidhur me nenin 31 dhe 34 të kodit penal.
Në pikën e tretë të aktakuzës, Granit Plava ngarkohet se nga 29 nëntori 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, ku ishte kryer bastisja në shtëpinë e tij në Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ku ishte gjetur arma, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armët, kishte poseduar pistoletën së bashku me 19 fishekë, me të cilën kishte kryer veprën, e të cilën armë Naimi e kishte blerë më 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 eurosh.
Me këtë, Plava akuzohet se kishte kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të kodit penal.
Kushtrim Kokalla njoftoi Granit Plavën me Naim Murselin dhe ishin dakorduar që Graniti ta kryente vrasjen për 30 mijë euro.
Në aktakuzë thuhet se pasi që i pandehuri i parë Naim Murseli kishte kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjente mundësi për vrasjen e bashkëshortes së tij- Liridona Murselit dhe ai kishte refuzuar, Kushtrimi kishte gjetur të pandehurin e dytë Granit Plava me të cilin e kishte njoftuar Naimin dhe të tretë ishin dakorduar që Graniti ta kryente vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguante kompensim shumën prej 30 mijë eurosh.
Sipas aktakuzës, Naimi më 29 nëntor 2023 ka siguruar armën dhe 20 fishekë të cilat i kishte blerë të njëjtën ditë rreth orës 14:00 nga Tom Dodaj për 280 eurosh, ia kishte dhënë Plavës, i cili armën e përmendur e kishte përdorur për vrasjen e tani së ndjerës Liridona.
Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Granit Plavën kishin kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.13 lidhur me nenet 31 dhe 34 të kodit penal.
Kokalla s’e lajmëroi vrasjen, edhe pse Naimi e kishte pranuar në dhomën e hotelit.
Kokalla po ashtu akuzohet se edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së tani të ndjerës Liridona kishte pasur njohuri që veprën penale e kishin kryer i pandehuri Naim Murseli (i cili këtë e ka pranuar derisa ishin në dhomën e hotelit të njëjtën natë pas vrasjes së kryer) dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i kishte lajmëruar kryerësit e as veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes të së cilës kishte marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, e të cilin rast organet kompetente fillimisht e kishin hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar (më 1 dhjetor 2023).
Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se kishte kryer veprën penale: “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.1 lidhur me nenin 34 të kodit penal.

