75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / H F

Murselit i “djeg” raporti psikiatrik, që e nxori “shnosh si molla”, e merr në pyetje ish- drejtorin e Psikiatrisë Forenzike!

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca për rastin e vrasjës së Liridona Ademaj, ku i akuzuari kryesor është Naim Murseli.

Derisa ish- drejtori i Psikiatrisë Forenzike në QKUK, Shpend Haxhibeqiri ka shpalosur detaje për raportin psikiatrik, Murseli ka listuar disa pyetje kundrejt tij, transmeton IndeksOnline.

Murseli: A e kam pranu ndonjëherë që unë e kam kryer veprën për të cilën akuzohem, qysh doli raporti në media, prej juve a prej gjykatës”?

Duket, se Murseli përgjatë këtyre muajve kishte hallin se si raporti psikiatrik u publikua në media, e i cili nxori në pah të vërtetën se ai nuk kishte as edhe një problem psikiatrik. /IndeksOnline/