14:00 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Murtaja bubonike në Kinë, merren masat paraprake

Autoritetet në Kinë kanë rritur masat paraprake pasi një qytet në rajonin e brendshëm autonom të Mongolisë u konfirmua një rast i murtajës bubonike.

Sipas raporteve të shtetit, pacienti në Bayannur është në karantinë dhe në një gjendje të qëndrueshme, shkrun BBC, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët thanë që po hetonin një rast të dytë të dyshuar, sipas “Global Times”-it të Kinës.

Ende nuk është e qartë se si ose pse pacienti mund t’ishte infektuar.

Murtaja bubonike dikur ishte sëmundja më e frikshme në botë, por tani mund të mjekohet lehtë.

Çfarë është sëmundja bubonike?

Murtaja bubonike, e shkaktuar nga infeksioni bakterial, ishte përgjegjëse për një nga epidemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore – Vdekjen e Zezë – e cila vrau rreth 50 milionë njerëz në të gjithë Afrikën, Azinë dhe Evropën në shekullin XIV.

Por në ditët e sotme ajo mund të mjekohet me antibiotikë.

Simptomat e murtajës përfshijnë ethe të larta, të dridhura, të përziera, dobësi dhe nyjet limfatike të fryra në qafë, sqetull ose ijë./Indeksonline/