75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Musa Hajdari, i argjendtë në kampionatin ballkanik në Stamboll

Atleti Musa Hajdari ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior, të mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Hajdari fitoi medaljen në disiplinën 800 metra. Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane.

Musa Hajdari është bursist Olimpik për Tokio 2020.

KOK përgëzon suksesin e Hajdarit dhe komunitetit të atletikës në Kosovë.