“MUSE Collection ’24”, sot prezantohet koleksioni me unik i modës në vend
Disenjatorja e famshme shqiptare e modës, Vlora Mustafa sot lanson koleksionin më unik të quajtur “MUSE Collection’24”.
VM-ja ka ka zgjedhur të bashkëpunoj me kompanitë më prestigjioze të kësaj industrie që të këtë prezantim sa më profesional.
Figura të shquara të modës dhe artistë të njohur do të jenë pjesë e kësaj ngjarje që fillon sonte në mbrëmje nga ora 19:00. Poashtu sonte do të bëhet edhe hapja e showroom-it në Dukagjini Center në Prishtinë!
Puna dhe profesionalizmi i Vlora Mustafës ka depërtuar brenda dhe jashtë kufijve me klientë më eminente të fushave të ndryshme.