Mustafa: Mes partneritetit me SHBA-të dhe VV-së, kemi vendosur për aleatin strategjik të LDK-së

Pas deklarimit të dorëheqjes Isa Mustafa ka folur edhe për vendimet e tij si kryetar i LDK-së
“Tani për vendimet e mija konsideroj i kemi mare si vendime të arsyeshme, vendimet që kanë pasur interesin e vendit, nuk mund të zgjidhi dhe t’i cilësojë se cili ka qenë më i mirë”, theksoi Mustafa.
Ai ka thënë se i përket vendimit për prishjen e koalicionit me VV, e kam thënë edhe sot në Kuvend, se prishja e koalicionit me VV-në ka qenë i mirë dhe jam i bindur se mes SHBA-së dhe qëllimeve dhe orientimeve të VV.
“Kemi vendosë me partneritetin me SHBA-të, e kemi pagur këtë çmim, por qytetarët këtë do të shohin në ditët e ardhshme, unë iu lë hapësirë që të vendosin secili vetë:, theksoi Mustafa.
Duke folur për kandidatët për kryetar të LDK-së, ai ka thënë se këta që janë kandidat secili prej tyre është i denjë për kryetar të LDK-së,
Ai nuk ka komentuar se a do të qëndrojë LDK për të bërë kuorumin VV-së për President.