Mushkolaj: A nuk mundet Albini me shkru prej burgut a!
Publikimi i disa emailave dhe sms-ve në media ditët e fundit kanë shpërfaq gjendjen brenda partisë së Vetëvendosjes.
Në një sms të publikuar është paraqitur përçarja brenda partisë si dhe disa fjalë ofenduese të deputetes Aida Dergutit ndaj kolegut të saj, Albin Kurti, përcjell Indeksonline.
Pothuajse të gjithë anëtarët e VV-së janë deklaruar për këtë, e vet Kurti i cili gjendet në paraburgim, ende nuk ka reaguar lidhur me këtë.
E analisti Imer Mushkolaj ka ngritur pyetje se pse Albin Kurti nuk po reagon lidhur me këtë.
“A nuk mundet me e shkru Albini nji letër prej burgu a?” ka shkruar ai në facebook./Indeksonline/