Mushkolaj: Hajnat po e shfrytëzojnë situatën me pandeminë dhe orën policore!

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj konsideron se vjedhjet që po ndodhi kohëve të fundit në vend janë si “pasojë” e orës policore.
Ai ka përmendur dy rastet e ditës së djeshme në Prishtinë.
“…hajnat plagosën një polic, teksa po përpiqeshin ta plaçkitin një bankë në Prishtinë. Në mbrëmje u krye një plaçkitje tjetër. Vjedhje të shumta po raportohen çdo ditë nëpër Kosovë. Hajnat po e shfrytëzojnë situatën me pandeminë dhe orën policore, duke e shtuar pasigurinë për qytetarët dhe duke rrezikuar jetë njerëzish. A ka kush që i ndal?”, ka shkruar ai.