75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / MSH

Mushkolaj i reagon Abdixhikut: Analistët nuk të kanë faj që s’din të bësh opozitë

Analisti i njohur Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për mediat dhe analistët.

“Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet” ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se mediat dhe analistët “nuk i kanë faj pse nuk flasin për LDK-në qysh ai ka dëshirë”.

“Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la” shtoi Mushkolaj.

Ky është reagimi i plotë i tij:

PAK FJALË PËR SULMET E LUMIR ABDIXHIKUT NDAJ MEDIAVE DHE ANALISTËVE

Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet.

Nuk i kanë faj as pse ata nuk flasin për LDK qysh ai ka dëshirë.

Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef “me i kapë” gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.

Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la.

Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës.

Lumiri është veç një kryetar partie – falë Isa Mustafës. I duhet kohë të bëhet lider.

Atë e nervozojnë të vërtetat për opozitarizmin e lodhtë të tij, të vërtetat për skandalet në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga partia e tij.

Lumiri duhet të reflektojë dhe të heq dorë nga sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Ai duhet ta kuptojë se betejën e ka me Albinin, jo me analistët.