75 Mall Live Search
16:40 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / k.v

Mushkolaj ironizon me asamblistët e LVV-së në Prishtinë, jau përmend paraqitjen e Kurtit me fusnotë

Njohësi i rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje që kishin vendosur nëpër tavolinat e tyre flamujt e Shqipërisë.

Ai e ka lidhur me paraqitjen me fusnotë të kryeministrit, Albin Kurti, në Bruksel, në takimim e katër të Këshillit të Stabilizim Asociimit.

“Asamblistët e VV’së iu paskan kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi – fore që as vetë nuk i besojnë. Mbase me e kompensu sadopak paraqitjen me fusnotë të Albin Kurtit në Bruksel”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.