Mushkolaj për krahasimin skandaloz të Skënder Hysenit ndaj Vjosa Osmanit: …e gërditshme!

Analisti, Imer Mushkolaj ka reaguar pas një deklarate që ka bërë të Skënder Hyseni në një emision.
Hyseni ka deklaruar se “Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Me një fjalë Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”.
Pas kësaj deklarate i menjëhershëm k qenë reagimi i analistit.
“Me çfarë lehtësie bëjnë krahasime me Millosheviqin e Serbinë. Çfarë reference e gërditshme, plot mllef”, u shpreh ai përmes një statusi në Facebook. /IndeksOnline/