75 Mall Live Search
18:41 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mushkolaj për rastin në Prishtinë: Humbja e besimit në institucionet e rendit dhe ligjit, rikthen Kanunin

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka reaguar për rastin që ndodhi gjatë ditës së sotshme në lagjen ‘Mati 1’, Prishtinë, ku mbeti i vdekur një person e tre të plagosur.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook tha se humbja e besimit në institucionet e rendit dhe ligjit, rikthen Kanunin, transmeton Indeksonline.

“Humbja e besimit në institucionet e rendit dhe ligjit, të kapura nga politika, rikthen Kanunin.”, ka shkruar ai.

Deri më tani për rastin në ‘Mati 1’ dihet se tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Indeksonline ka kuptuar se i vdekuri është B.Mehmeti.

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku pak më herët para mediave tregoi se si është gjendja e të plagosurve.

“Përkundër masave të reanimimit, njëri nga të plagosurit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Tre të tjerë janë në gjendje të rëndë, njëri është në sallën e operacionit. Kurse, dy personat tjetër po i përgatisim për operacion”, ka shtuar me tutje Çitaku./Indeksonline/