75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 12 Janar 2023 / LB

Mushkolaj: Shkarkojeni Martin Berishajn se u bëtë horë, s’keni zgjidhje tjetër, herët a vonë

Analisti Imer Mushkolaj, ka ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shkarkimit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Shkarkojeni more Martin Berishajn se u bëtë horë. S’kini zgjidhje tjetër, herët a vonë. Veç sa po fundoseni – bashkë me të”, ka shkruar Mushkolaj.

Shkarkimin e tij e kanë kërkuar edhe aktivistë tjerë të shoqërisë civile, si dhe partitë opozitare.

Deri tash qeveria nuk ka dhënë asnjë sinjal se planifikon të shkarkojë ambasaodrin, Martin Berishaj.