75 Mall Live Search
17:51 / E Diele, 29 Gusht 2021 / AR

Mushkolaj: S’ka termine për vaksinim deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina

Analisti, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi nuk mund të caktohet terminë për vaksinim kundër Covid-19.

Mushkolaj ka publikuar një fotografi në të cilën është njoftuar se për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka terminë të lira nëpër qendrat e vaksinimit.

Ai thënë se nuk mund të caktohen termine online e as fizikisht nëpër Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku qytetarëve iu thuhet se nuk ka termine deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina.

“Nuk mund të caktohen termine online, e as fizikisht nëpër QKMF, ku qytetarëve iu thuhet se nuk ka termine deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina”, ka shkruar Mushkolaj krahas fotografisë së publikuar.

May be an image of text