21:00 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mushkolaj: Thaçi e emëroi ambasador Gjergj Dedajn për t’ia mbyllur gojen!

Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht është emëruar ambasador në Maqedoni.

Ndërkohë, që njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj konsideron se emërimin e tij e ka bekuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe asesi Behgjet Pacolli.

“Me këtë rast ka dal në pah paftyrësia e Behgjet Pacollit i cili personin me të cilin nuk ka komuniku e ka emëru ambasador në Maqedoni, por në këtë rast jam i bindun se në emërimin e Dedajt, Pacolli fare nuk ka pas gisht, por që ai është bërë ambassador me bekimin e Hashim Thaçit”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, Dedaj ka qenë personi më pak kredibil për të udhëhequr poziten e ambasadorit në Maqedoni.

“Në fakt tu e pas parasysh logjiken me të cilën Dedaj është emëru ambassador, ne e dimë rastin e vitit 1998 në Drenicë që ka qenë i përfshirë sipas Dedajt edhe Thaçi, atëherë kjo i bjen si një rehati në mënyrë që ai të mbyllë ato pretendimet për maltretim nga Thaçi dhe anëtarë tjerë të UÇK-së.”, ka thënë tutje Mushkolaj.

Mushkolaj kujton se Dedaj është akuzuar poashtu edhe për keqpërdorime në MPJ, andaj edhe nuk është dashur të emërohet ambasador.

“Të gjithë e dijmë të kalumen e Dedajt, në institucione është shkarku për shkakë të keqpërdorimeve të financave, ai nuk e ka pas vendin as aty, aq më tepër që të emërohet ambassador. Pastaj deklaratat kundër turqëve dhe serbëve të Kosovës. Se di sa mundet me kry punë tu e pas parasysh që as si zv/ministër s’ka kry punë, s’ka mujt me arrit me vendos kontakt as me ministrin e tij, tash mendoni sa mundet me funksionu”, ka theksuar ai. /Indeksonline/