75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Mushkolaj: T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla

Gjatë ditës së djeshme, Vjosa Osmani ka marrë detyren e u.d të presidentes së vendit.

Nga ana e tij, analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar Osmanin, në ditën e parë të saj të punës.

Osmani ka vendosur sot që ditën e parë si u.d e presidentes ta nis me homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, derisa, më vonë ka vazhduar për në Prekaz.

Këtë veprim analisti Imer Mushkolaj e ka kritikaur përmes Facebook’ut.

“T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”, ka shkruar Mushkolaj.