75 Mall Live Search
13:17 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mushkonjat e modifikuara – dështon zvogëlimi i numrit të insekteve të infektuara, në Brazil

Eksperimenti me lëshimin e mushkonjave transgjenike në Brazil, si një mënyrë për të zvogëluar popullsinë e tyre, zyrtarisht ka përfunduar, për shkak të rezultateve më të dobëta në terren sesa pritej, thanë ekspertët e Universitetit Yale.

Megjithëse disa milionë mushkonja-meshkuj të modifikuara gjenetikisht bartnin gjenin vdekjeprurës për pasardhës të favorshëm të femrave të egra, popullsia e këtyre insekteve nuk ka rënë aspak.

Për këtë arsye, shkencëtarët analizuan mostrat e gjeneve të mushkonjave transgjenike dhe pas eksperimentit zbuluan se disa nga llojet e egra ruanin gjenet nga llojet e modifikuara, pavarësisht pretendimeve fillestare që gjenet nuk do të hynin në popullsinë e përgjithshme, pasi pritej që pasardhësit të mos mbijetonin.

Popullsitë lokale të mushkonjave braziliane fillimisht u zvogëluan pasi mushkonjat e modifikuara u lanë të lira në natyrë, por u rrit përsëri pas rreth 18 muajsh.