Musiala do të luajë kundër Barcelonës, e konfirmon drejtori i Bayernit

Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala rikthehet pas lëndimit që pësoi dy javë më parë.
Këtë e konfirmoi edhe drejtori sportiv i skuadrës bavareze, Christoph Freund i cili tha se Musiala do të udhëtojë dhe do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës.
Musiala, u kthye nga një lëndimi që pësoi në ijë, ku mungoi në ndeshjet ndaj Eintracht Frankfurtit dhe Stuttgartit.
Bayerni, do të shpresojë që të marrë tre pikët në udhëtim ndaj Barcelonës, me ndeshjen që do të zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/