75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Musiala: Messi ishte heroi im

Mesfushori gjerman, Jamal Musiala ka folur së fundi në një intervistë.

Musiala, për “Bild” tregoi edhe se kush kishte qenë idhulli i tij i fëmijërisë.

“Në fanellat e mia si fëmijë pothuajse gjithmonë shkruante mbas Messi”. “Kam pasur edhe një me Neymarin, por Messi ishte heroi im, lojtari im i preferuar!”, tha për BILD.

Musiala, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayernit dhe shihet si e ardhmja e futbollit gjerman.

Këtë sezon, Musiala ka bërë 21 paraqitje ku ka shënuar 13 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/