14:56 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / AR

Musk “frikëson” stafin e Twitter: Po vijnë kohë të vështira

Elon Musk i ka thënë stafit të Twitter se puna në distancë do të përfundojë dhe se do të vijnë “kohë të vështira”.

Në një email drejtuar stafit, pronari Musk tha se punëtorët do të qëndrojnë në zyrë për të paktën 40 orë në javë.

Kompania me bazë në San Francisko i tha stafit të saj në maj 2020 se ata mund të punonin nga shtëpia “përgjithmonë” nëse dëshironin, sepse kompania besonte se masat e saj të punës në distancë gjatë bllokimeve Covid kishin qenë të suksesshme.

Mirëpo Musk thotë se puna në distancë nuk ishte më e pranueshme.

Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të lirohen./Indeksonline/