11:59 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Musk nuk do të jetë në bordin e Twitter

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka vendosur të mos i bashkohet kompanisë Tëitter.

Ndonëse ditë më parë u bë e ditur që Musk bleu aksione në Twitter, ai vendosi të heqë dorë nga pjesëmarrja në bord.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i Twitter, Parag Agrawal.

Sipas tij, Musk vendosi të tërhiqet nga bordi i Twitter pikërisht në ditën që do të emërohej si aksionar.

“”Emërimi i Elon në bord do të hynte zyrtarisht në fuqi me 9 prill, por ai tha po atë mëngjes se nuk do të bashkohet më me bordin” tha Agrawal.

“Unë besoj se kjo është për të mirën. Ne kemi dhe do të vlerësojmë gjithmonë kontributin e aksionerëve tanë, pavarësisht nëse ata janë në bordin tonë apo jo. Elon është aksioneri ynë më i madh dhe ne do të mbetemi të hapur ndaj kontributit të tij.”

Musk është një nga përdoruesit më aktiv të Twitterit.

Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja që ai të blejë më shumë se 9% të aksioneve dhe të bëhet aksioneri më i madh i kompanisë.

Blerja e aksioneve në Twitter i shtoi dukshëm të ardhurat e tij, me suksesin që po jeton me Tesla dhe SpaceX./Indeksonline/