75 Mall Live Search
21:07 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Muskulozi që forcën e tregon tek femrat, grushton ato në mënyrë të tmerrshme

Një mashkull është kapur nga kamerat duke grushtuar dy femra në mënyrë të pamëshirshme.

Arka Sangbarani Oroojian, 30 vjeç po grushtonte vajzat jashtë një klubi nate në Los Anxhelos.

Policia arriti ta arrestojë Arka-n pas ngjarjes, duke u akuzuar për një sulm ‘vdekjeprurës’.



Në videon e publikuar në internet, ai shihet të jetë një mashkull mjaft muskuloz dhe padyshim mjaft i tërbuar.

Madje ai kishte thënë se zotëron rrugë te LA-të dhe duke mos ndaluar goditjet që ndikuan në rrëzimin e një prej femrave në tokë, transmeton Indeksonline.

Shumë njerëz qeshnin përderisa ai grushtonte, duke mos u afruar t’i largonin vajzat./Indeksonline/