Musliu-Shoshi pas takimit me delegacionin danez në Asamblenë e KE-së: Diskutuam për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në familjen evropiane

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë pritur sot në takim një delegacion danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputetja nga radhët e PDK-s, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për shumë çështje me rëndësi, sa sa i përket rrugës drejt anëtarësimit të plotë të në familjen evropiane.
Ndërsa ka thënë se kanë rikonfirmuar se Kosova si shtet demokratik ndan vlerat e përbashkëta me Danimarkën dhe vendet tjera demokratike.
“Sot bashkë me Sarandën dhe Arbenin mirëpritëm delegacionin danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët i falenderuam dhe shprehëm mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre aktiv në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në avokimin dhe përkrahjen e Kosovës. Në këtë takim diskutuam edhe shumë çështje me rendësi sa i përket rrugës drejt anëtarësimit të plotë të në familjen evropiane dhe rikonfirmuam se Kosova si shtet demokratik ndan vlerat e përbashkëta me Danimarkën dhe vendet tjera demokratike”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook./Indeksonline/