75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / Blerim

Muslija fantastik, shënon gol në fitoren e Hannoverit ndaj Dusseldorfit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Hannoverit dhe Dusseldorfit, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligën 2.

Skuadra e Hannoverit shënoi fitore të rëndësishem, ku golin e parë e shënoi kosovari, Florent Muslija, shkruan IndeksOnline

Muslia hapi llogarinë e golave në minutën e 57’të të takimit, por Hannoveri nuk u ndal me kaq, shënuan edhe dy herë përmes, Ducksch në minutën e 63’të dhe një autogol erdhi krejt në fund nga Kastenmeier që gjeti portën e gabuar.


Pra, rezultati final i këtij takimi u vendos në 3:0.