11:27 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Muslija nuk e harron traditën, me domate e fli përgatitet te Kosova të vij

Kosova është duke negociuar me talentin kosovar Florent Muslija që të përfaqësoj “Dardanët”, këtë e ka konfirmuar trajneri Bernard Challandes.

20 vjeçari ka më shumë se 1 vit që luan për Hanoverin në Bundesligë. Këtë edicion ai ka regjistruar 13 paraqitje duke shënuar 2 gola.

Muslija së fundi është fotografuar duke ngrën fli në një restaurant në Gjermani, një ushqim tradicional i shqiptarëve.

Sipas burimeve të Indeksonline, Muslija ka kërkuar kohë për të vendosur përfundimisht se a do të luaj për Kosovën apo për Gjermaninë.

Me kombëtaren U20 të Gjermanisë, Muslija ka zhvilluar 3 ndeshje. /Indeksonline/