75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / Gj. Sh

Muslija shënon supergol nga gjysma e fushës (VIDEO)

Florent Muslija edhe sot e ka dëshmuar se po kalon një form fantastike.

Futbollisti kosovar ka shënuar një supergol nga gjysma e fushës për skuadrën e Paderbornit, në barazimin 2-2 ndaj St. Paulit, shkruan IndeksOnline.

Muslija shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 8-të.

Ky ishte goli i pestë këtë sezon për mefushorin kosovar./IndeksOnline/