15:49 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Muslija tregon pse e la Gjermaninë për Kosovën: “Rrënjët e mia janë në Kosovë, ishte një vendim i zemrës”

Florent Muslija është futbollist i skuadrës gjermane Hannover 96. Ai është 20 vjeçar dhe pritet të ketë të ardhme të ndritur.

Edhe pse ka zhvilluar disa ndeshje me Gjermaninë U20, ai vendosi që tash e tutje të veshë fanellën e Kosovës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Hannover 96, Muslija e shpjegoi arsyetoi këtë veprim duke thënë se ishte vendim i zemrës.

“”Familja ime është prej aty, rrënjët e mia janë në Kosovë, ishte vendim i zemrës”.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte një vendim kundër Gjermanisë, por kjo ka të bëjë me origjinën e tij.

Muslija luan në pozitën e mesfushorit qendror, por është i mirë edhe në krahë.

Ai pritet të debutoj në shtator kur Kosova do të ballafaqohet me Çekinë në Prishtinë. /Indeksonline/