75 Mall Live Search
18:52 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / H F

Musliu: 100 eurot e Kurtit nuk janë ndihmë, por blerje e heshtjes së rinisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar sot pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shpërndarjen e 100 eurove për studentët, vetëm dy ditë para balotazhit zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musliu ka akuzuar Kurtin se po përdor ndihmën financiare si mjet elektoral për të siguruar votat e të rinjve, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë;

Mos e shitni të ardhmen për 100 euro!

Sot, Albin Kurti u kujtua për studentët, jo se ju do, por sepse ka nevojë për votën e tyre.

Albini sot, dy ditë para zgjedhjeve për balotazh shpërndau 100 euro për ta blerë heshtjen e rinisë, për t’i kthyer studentët në vegla elektorale.

Kjo nuk është ndihmë, është manipulim.
Studentët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për mundësi:
Për universitete me kushte dinjitoze,
Për bursa reale dhe punësim pas studimeve,
Për një qeveri që i respekton si forcë që e ndryshon vendin, jo si numra në një listë zgjedhore.

Mos lejoni që një pagesë prej 100 eurosh të bëhet hipotekë katërvjeçare për të ardhmen tuaj.
Nëse sot e shpërbleni këtë tallje me votë, nesër do t’ju shpërblejnë me zhgënjim.

Rinia nuk blihet me 100 euro.
Ajo ngrihet, flet, dhe nuk lejon të përdoret.