75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 13 Tetor 2023 / S Z

Musliu-Shoshi: S’ka më marre se sot me qenë deputet i LVV-së !

Në mungesë kuorumi ka dështuar shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës. Ky dështim ka ardhur si  rezultat i mungesës së deputetëve të mazhorancës,  të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit  për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se s’ka më marre se sot me qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“S’ka ma rend e marre se sot me qenë deputet i LVV-së! Lëre qe nuk guxojn shumica prej tyre me votu e me fol asgjë në bazë të bindjes që kanë, por as me ndëgju Sindikatën e Policisë sot, e Sindikatën e MPJD-së dje e me marr pjesë në komisione hetimore!  Asgjë më shumë puppet’s të Albinit e Dejonës!”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.