75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Musliu, Bajqinovcit: Në KTV je ushqyer me propagandë antkombëtare!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili përmendi rastin e Flora Brovinës me fotomontazhën e një masakre.

“Nuk e frikëson askënd. Askush s’mund ta frikësojë. Ti je i fundit që drejton gishtin nga dikush. Sot u përmend edhe motra ime, si një familjare. Motra ime i plotëson gjitha kriteret dhe shkollimin.  Në KTV je ushqyr me propagandë antikombëtare”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Bajqinovci iu përgjigj, duke i thënë se s’ka asnjë argument ndaj tij.

“Në mungesë të argumenteve të deputetes, doli dhe nuk tregoi asgjë në fjalimin e saj. Ajo nuk pati ndonjë argument që kemi gënjyer apo diçka. Keni punësuar nëpër diplomaci, shërbim civil, nuk keni lënë vend pa punësuar. Javëve në vazhdim do të ballafaqoheni me gjëra shumë më shumë”, është shprehur ai. /Indeksonline/