Musliu “diss” militantëve të VV-së: Mos dezinformoni, ju ka kap paniku, PDK po përkrahet nga mërgata!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me militantët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, pas një vizite që kishte në Gjermani.
Sipas saj, partia e Memli Krasniqit po merr përkrahje të madhe nga diaspora.

“Beretat e Kuqe i ka kap paniku nga përkrahja e masive e Mergates për PDK—në dhe kanë filluar sulmet e ulëta e propaganduese e dezinformuese me tastierat e tyre në rrjete sociale. Mesohuni, ky është vetem fillimi”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës – PDK Dega në Nordrhein-Ëestfalen mbajti një tubim madheshtor. Qindra bashkëatdhetar na nderuan me pjesmarrjen e tyre duke na dhënë mbështetje e motiv në punën tonë të përditshme. Faleminderit nga zemra të gjithë pjesmarrësve dhe organizatorëve. Do të jemi në çdo cep të Botës!

P. S Beretat e Kuqe i ka kap paniku nga përkrahja e masive e Mergates për PDK—në dhe kanë filluar sulmet e uleta e propaganduese e dezinformuese me tastierat e tyre në rrjete sociale.
Mesohuni, ky është vetem fillimi!


