Musliu e quan rrugaç dhe e gjuan me ujë ministrin Peci, debatojnë ashpër në Komision
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/12/269827804_658278328885437_8585743690190518232_n.jpg)
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision.
“Ti je rrugaç”, tha ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit. Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.
Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu.
“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.