Musliu: E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike
Ndonëse e jashtëzakonshme, megjithatë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quan demokratike Konventën e PDK-së ku pritet të votohet kryetari i ri, pasi Memeli Krasniqi me 12 nëntor veçse dha dorëheqje nga kjo pozitë.
“E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi. Uroj që Konventa të shkojë mbarë dhe ne edhe ju do të dalim të kënaqur pas mbarimit të kësaj Konvente”, tha ajo.
Për pozitën e kreut të PDK-së garojnë Bedri Hamza e Enver Hoxhaj./Indeksonline/

