75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / SH F

Musliu: Edhe nëse kalon Ligji për martesat me gjininë e njëjtë, të mos lejohet birësimi i fëmijëve

Hoxha Osman Musliu ka folur për Projektkodin Civil që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë, e që pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Musliu ka thënë edhe nëse kalon Ligji për martesat me gjininë e njëjtë le të shtohet një nen që të mos lejohet të birësohen fëmijët.

“Unë mendoj që 90 për qind e deputetëve e kanë bindjen e njëjtë, nëse nuk ndikohet, joshët, dhe presionet e jashtme, ky Ligj nuk kalon, e nëse ka joshje, dhe presione sigurisht që kalon. Edhe nëse arrin të kalojë Ligji për martesat me gjininë e njëjtë, së paku le të shtohet një nen që të mos lejohet të birësohen fëmijët”, tha Musliu në Kanal10