Musliu: Faleminderit Edi Rama, bartësit e Institucioneve tona fali për heshtjen e tyre inatçore!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka falendëruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për mbrojtjen që u bëri krerëve të UÇK-së në fjalimin e tij në Strasburg.
“Faleminderit Edi Rama. Ti nderove te gjitha shqiptaret te cilet e duan dhe e vlerësojnë atdheun dhe historinë e tyre te lavdishme. E bartësit e Institucioneve tona fali për heshtjen e tyre inatçore se edhe ashtu gjithmonë jane vonuar të rreshtohen drejt në historinë tonë”, ka deklaruar ajo gjatë fjalimit në Kuvend.
Postimi i plotë:
Nuk dëshiroj te shes patriotizëm dhe kam parasysh rrezikun qe mund te tingëllojë patetike, megjithate dua qe sot përmes këtij kuvendi ti them faleminderit Kryeministrit te Shqipërisë z. Edi Rama.
Kryeministri Rama po e bën atë qe do duhej ta bënim ne, por ne po heshtim.
Si politike, si media si shoqëri civile, si shoqëri ne tërësi, qe nga fillimi e përgjatë gjithë procesit, ne Kosove pati pak zëra kundër akuzave te pandërprera ne adrese te Luftës sonë Çlirimtare e pati edhe me pak zëra kundër Gjykatës Speciale.
Zërat e shumte u radhiten ne vallen e nje diskursi te shëmtuar dhe i dhanë drejtim te frikshëm gjithë procesit. E megjithatë adresa e gjykatës famëkeqe ishte raporti i Dik Martit për te cilën askush ne Kosove nuk e besonte.
Te prirur nga qëllimi qe një gjykatë e bazuar ne fiksionin e Dik Martit do te dështonte ne njëfarë mënyrë e pranuan si një e keqe me te cilen medoemos duhej përballur.
Me fillimin e punës se gjykatës u pa qe ishte nje dicka krejt tjeter. I them nje dicka sepse nuk di si ta quaj.
Jam tronditur kur, pas përdorimit te terminologjisë “Organizate e Përbashkët Kriminale” Parlamenti jone heshti.
Dhe po vazhdon te heshte.
Kjo qasje është deshmi e mungeses se vetvleresimit dhe me kete deshmi e mungeses se vleresimit te historise.
Heshtja e Qeverise se Kosoves do te mbahet ne mend si heshtje turpruese.
Propaganda qe kjo qeveri po e perdore kohesve te fundit eshte edhe nje deshmi e turpshme e qellimeve te kesaj qeverie.
Kete besim dhe kete vetbesim e riktheu Kryeministri i Shqiperise me paraqitjen e tij ne OKB dhe ne Keshillin e Evropes.
Faleminderit Edi Rame. Ti nderove te gjitha shqiptaret te cilet e duan dhe e vleresojne atdheun dhe historine e tyre te lavdishme.
E bartesit e Institucioneve tona fali për hështjen e tyre inatqore se edhe ashtu gjithmonë jane vonuar të rreshtohen drejt në historine tonë.