75 Mall Live Search
20:19 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / MSH

Musliu falënderon përkrahësit e PDK-së në Skenderaj: Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet

Deputetja Ganimete Musliu ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe aktivistët që morën pjesë në tubimin e djeshëm të PDK-së në Skenderaj.

Ajo tha se ky tubim, edhe një herë dëshmoi se Drenica gjithmonë ka ditur të pozicionohet në anën e duhur të historisë.

 “Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet.  Në këtë vend gjithmonë janë ndezë shkëndijat  e çlirimit dhe të krenarisë. Andaj, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë organizatorët dhe aktivistët që u angazhuan për të realizuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj”, shkroi ajo.

Tutje, Musliu shtoi se Partia Demokratike është “kauza jonë e përbashkët, identitet dhe krenari”.

Ky është postimi i plotë i saj:

Të nderuar anëtare e anëtarë, aktiviste e aktivistë  takimi ynë dje në SKENDERAJ edhe njëherë dëshmoj se Drenica gjithmonë ka ditë të pozicionohet në anën e duhur të historisë.

Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet.  Në këtë vend gjithmonë janë ndezë shkëndijat  e çlirimit dhe të krenarisë. 

Andaj  dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë organizatorët dhe aktivistët që u angazhuan për të realizuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.

Puna dhe angazhimi juaj janë të pamohueshme dhe arsyeja kryesore e ngritjes së moralit elektoral anëembanë Kosovës dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Aktivizmi dhe angazhimi juaj janë çelësi i suksesit të çdo lëvizjeje politike dhe ju falenderoj për mundin dhe vullnetin tuaj të palodhur për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Sukseset e këtij tubimi janë  mesazhi më i mirë që Partia Demokratike e Kosovës është më shumë se parti politike. Partia Demokratike është kauza jonë e përbashkët, identitet dhe krenari.

Vazhdoni të jeni burimi i frymëzimit dhe energjisë për të gjithë ne!

Faleminderit edhe një herë për gjithçka që bëni  që përmes Partisë Demokratike të Kosovës tia ktheni dinjitetin Kosovës!