75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

Musliu: Haxhiu duhet t’i kërkojë falje publike Thaçit e Veselit që i quajti kriminelë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht t’i kërkonte publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminelë.

Musliu thotë se nëse ajo nuk kërkon falje publike kërkesa për t’i takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimtë dhe e padrejtë.

“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimit dhe e padrejtë”, ka shkruar ajo./Indeksonline/