Musliu i reagon sërish Pecit: Nuk do të lejojmë që gënjeshtarët të luajnë me djersën e punëtorëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj, deputetja Musliu ka shkruar në Facebook se do t’i demaskojë gënjeshtarët dhe manipulantet.
“Nuk do të lejojmë qe gënjeshtarët e manipulantet të luajnë me djersën punëtorëve, bujqve e fermerëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Postimi i plotë i deputetes:
Do ti demaskojmë genjeshtaret e manipulantet. Nuk do të lejojmë qe gënjeshtaret e manipulantet të luajnë me djersën punëtorëve, bujqëve e fermerve të Kosovës.
Po jap një kronologji të çështjes qe të jetë me e kjart për opinionin publik.
🟢Në janar të vitit 2021 është shpallë thirrja për aplikim për ndarjen e grandeve.
🟢Afati për aplikim ka përfundu në mars të vitit 2021
🟠 Me 25 nëntor ne seancë parlamentare kam pyet ministrin se çka ka ndodhe me thirrjen për grande?
🟠Ministri u përgjigj se ajo thirrje është anulu me vendim të Ministrisë.
🟠Te njejten ditë pyes Ministrin pse nuk e keni bërë publik vendimin për anulim sepse është obligative ti njoftoni fermeret.
🟠Ministri me ofendim mu drejtua “hin ne ëeb faqe është shpallë vendimi.
🟠Gjatë pauzes ne seance e kerkova, nuk figuronte ne faqe te Ministrise. Dhe prap e luta ministrin qe nese është e mundur të me njoftoj për mes
E-mail-it. U zotua qe do të ma dergoj vendimin dhe linkun ku është publiku.
🟠Prita deri me 02.12. 2012 dhe as nuk mora pergjigjje nga ministri e as nuk e gjeta në ëebfaqen e Ministrisë.
🟠Me datën 02.12.2021 përmes protokolit i dergova pyetje me shkrim ministrit qe te me pergjigjet në seancën e radhes.
🟠Me daten 07.12.2021 pasi qe e merr pyetjen me shkrim Ministri publikon ne ëebfaqe zyrtare vendimin
🔴13.12.2021 Pytja vjen në Seancë dhe ministri me qe është zënë në rren, del në foltore e filozofon.
🔴Kur unë e pyes për datën kur është marrë vendim dhe datën e publikimit të vendimit, MINISTER PINOKIO e din qe ka rrejt dhe në vend qe te na informoj për datën ai fillon të ofendoj.
-P.S me poshtë e shihni vendimin për anulim dhe datën e shpalljes ne ëebfaqe pra publikimi është bërë vetem pas insistimit tim. ⬇️