Musliu: Isha aty kur i fotografuan fëmijët, administrata e Kuvendit ua dha fotot

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ka qenë prezente në hollin e Kuvendit gjatë kohës kur disa fëmijë u fotografuan duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Musliut, ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit.
Më tutje Musliu tha se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa përmendi se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.
Postimi i plotë:
Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto.
Niipi im me foto të Vjoses 😛
Isha prezent gjatë ceremonisë se fotografimit.
Femijet jane të pafajshem mesueset poashtu.
Historinë s’mund ta ndryshoj adkush!
Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë!