Musliu kërkon që urgjentisht të ndalohet abuzimi me fëmijë që qëndrojnë deri në 13 orë duke kërkuar lëmoshë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka apeluar ndaj Policisë së Kosovës dhe institucioneve që merren me të drejtat e fëmijëve që urgjentisht të ndalohet abuzimi me ta.
Ajo tha se shumë fëmijë abuzohen të cilët deri në 13 orë në ditë, në temperatura +37 gradë, detyrohen të qëndrojnë në semafora të Prishtinës për të kërkuar lëmoshë, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
APEL PËR POLICINE E KOSOVES DHE INSTITUCIONET QE MERREN ME TE DREJTAT E FEMIJEVE!
Urgjentisht ta ndalojne abuzimin me keta femije te cilet 12-13 ore në dite e në temperatura qe shenojne +37 grade detyrohen të rrine në semaforat e Prishtines.
Keto pamje jane te patolerueshme. Nuk guxojme te heshtim para ketij krimi. Keta femije po abuzohen e dhunohen para syve tane, para syve te organeve shtetrore.
Ftoje organizatat jo qeveritare dhe te gjithe qytetaret qe zeshem te kerkojme mbrojtjen e ketyre femijeve.
#Shperndaje
P.S. të gjitha komentet politike do ti largoj nga ky postim.