75 Mall Live Search
14:39 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

Musliu konfirmon: PDK ka hartuar projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor dhe IPK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar disa fjalë me rastin e 23 vjetorit të Policisë së Kosovës.

23 VITE ME POLICINË E KOSOVËS!

E lumtur që në këtë  përvjetor të Policisë së Kosovës më mbështetjen e Grupit Parlamentar  të PDK-së, tash më kam zyrtarizuar nismën  për hartimin e Projektligjit për pensionimin e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe presim që në sesionin vjeshtorë ky projektligj ta merrë aprovimin në Kuvend.

Kjo nismë për hartimin e këtij projektligji, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, është bazuar në nenin 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 5 pika 1 (1.2), nenit 8 të Ligjit Nr. 04/-l-025 për Nisma Legjislative dhe të nenit 53 të Rregullores së Kuvendit.

“Ky ligj, përcakton njohjen e së drejtës në pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, familjarët e tyre, si dhe kriteret dhe të drejtën për pensionim. Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre.

Urime 23 vjetori I Policisë së Kosovës! Lavdi atyre që ranë në krye të detyrës!