75 Mall Live Search
22:19 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / S Z

Musliu kritikon Osmanin: Përdorimi i emocioneve dhe fëmijëve për të shmangur përgjegjësinë publike është shqetësues

Gjatë ditës së sotme u raportua se ekipa e mbrotjes së afërtë të Presidentës Vjosa Osmani ka sulmuar një ekip të mediave në vendin tonë. Në lidhje me këtë ka reaguar vetë  persidentja Osmani e cila ka thënë se  kjo përndekje ndaj vajzave të saj, është e kundërligjshme dhe e rrëzikshme.

E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu. Musliu ka thënë se është shqetësuese, por jo e papritur, mënyra si përdoret emocioni dhe pozita familjare për të shmangur përgjegjësinë publike.

“Në deklaratën e fundit të Presidentja e vendit , përmes një gjuhe dramatike dhe emocionalisht të ngarkuar, përpiqet të heshtë kritikën dhe interesin legjitim publik duke e quajtur “përndjekje” çdo pasqyrim mediatik që nuk i përshtatet narrativës së saj. Të jemi të qartë: askush nuk ka të drejtë të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, e aq më pak të miturve. Por po ashtu, askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e fëmijës si mburojë nga kritika publike kur ajo ka të bëjë me vendime, veprime apo sjellje të një figure të lartë shtetërore”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Postimi i plotë i Musliut:

Është shqetësuese, por tashmë jo e papritur, mënyra si përdoret emocioni dhe pozita familjare për të shmangur përgjegjësinë publike.

Në deklaratën e fundit të Presidentja e vendit , përmes një gjuhe dramatike dhe emocionalisht të ngarkuar, përpiqet të heshtë kritikën dhe interesin legjitim publik duke e quajtur “përndjekje” çdo pasqyrim mediatik që nuk i përshtatet narrativës së saj.

Të jemi të qartë: askush nuk ka të drejtë të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, e aq më pak të miturve. Por po ashtu, askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e fëmijës si mburojë nga kritika publike kur ajo ka të bëjë me vendime, veprime apo sjellje të një figure të lartë shtetërore.

Në këtë rast, Presidentja ka zgjedhur të largojë fëmijët nga një shkollë publike për shkak të kushteve të rënda infrastrukturore, një veprim që, për një qytetar të zakonshëm, është përditshmëri, por për një Presidente, duhet të jetë alarm për veprim institucional, jo fshehje personale.

Në vend që të alarmoj e kërkoj përgjegjësi për realitetin e mjerueshëm të sistemit arsimor publik për të cilin sipas saj ka dhënë vetëm “sugjerime” Presidentja vendos t’i kthehet viktimizimit emocional, duke akuzuar median për rrezikim të sigurisë së fëmijëve të saj.

Po e theksojmë: shqetësimi për sigurinë është i drejtë, por nuk mund të jetë justifikim për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies publike.

A janë mediat përgjegjëse për gjendjen në shkollën “Ismail Qemali”?

A janë gazetarët fajtorë për faktin që Presidentja, edhe pse pa kompetenca formale në arsim, ka një zë të fuqishëm moral e publik, që nuk e përdor për t’i tronditur institucionet që realisht kanë pushtetin për të ndryshuar gjendjen?

A është raportimi për zhvendosjen e fëmijëve të saj nga një shkollë publike drejt një tjetre për shkak të kushteve të mjerueshme një “përndjekje” apo një realitet që duhet të preokupojë të gjithë?

Presidentja harron se për pesë vite rresht është promovuar publikisht prania e fëmijëve të saj në një shkollë publike si simbol i thjeshtësisë, përulësisë dhe lidhjes me qytetarin. Sot, kur realiteti ekspozon pafuqinë për të përmirësuar sistemin arsimor, kjo zgjedhje kthehet në “rrezikim sigurie” dhe “shkelje të privatësisë”.

Nuk mund ta duam vëmendjen publike vetëm kur na shkon për shtat dhe ta quajmë sulm kur na nxjerr në pah hipokrizinë.

Për fund, është alarmuese mënyra si etiketohet si “i ashtuquajtur gazetar” çdo zë kritik , një përçmim i hapur ndaj një prej institucioneve më themelore të demokracisë: medias të lirë.

Në një shoqëri demokratike, gazetarët nuk i japin llogari Presidentes përkundrazi, ajo i jep llogari qytetarëve, përmes tyre.

Ndaj në vend të viktimizimit dhe sulmeve ndaj mediave, kërkohet qetësi, transparencë dhe përgjegjësi shtetërore. Sepse fëmijët nuk janë fajtorë por as mburojë e llogaridhënies politike.