75 Mall Live Search
15:11 / E Martë, 15 Prill 2025 / S Z

Musliu-Kurtit: Opozita nuk është në shërbimin tënd, ule kryet dhe respektoni ligjin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosvës (PDK) Ganimete Musliu  ka reaguar pas dështimit të konstitumimit të Kuvendit të Kosovës.

Musliui i ka thënë Kurtit se ka kaluar koha e propagandës  dhe demagogjisë.

“Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë. Aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë. Mirë se erdhe në realitet, Bini. Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, ka thënë Musliu.

Postimi i plotë i Musliut:

Paska reaguar Albini!!!

Ose më mirë: I paska rënë edhe një herë borisë propagandistike.

Për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet.

Albin, ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë. Nuk ke nevojë të bëhësh kaq paranojak teatral se ti e din që VV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika.

Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë. Aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë. Mirë se erdhe në realitet, Bini.

Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë.