14:11 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Musliu-Kurtit: Ti nuk je profet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka replikuar me Albin Kurtin, duke thënë se temat për luftën i japin mundësi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje të propagandojë me patriotizëm.

“Tema e luftës është momneti më mirë për ALbin Kurtin për të propaganduar me patriotizëm. Poashtu Kurti ju nuk jeni profet të na tregoni se Kosova nuk është në vendin ku do të duhej të ishte. Ndërsa sa i për ketë deklaratës tuaj se  dëshmitarët në lagjen Drandania janë të rrezikuar, është jo morale. Nga kush po rrezikohen , nga ju ndoshta zotri Kurti”, tha Musliu.

Ndërsa, sa i përketë çështjes së ministrit Rikallo, ajo tha se është turp nëse këto akuza janë të vërteta dhe nuk janë ngritur më herët.

“Haradinaj  bëri hapa  përkatëse për këtë çështje dhe e përgëzojë. Është për të ardhur keq dhe turp nëse këto akuza kanë bazë, por tash e 17 vite askush nuk ka ngritur një akuzë të tillë. Ne të gjthë  jemi për hetim edhe nëse gjendet një fakt, ne do të bëhemi bashkë dhe ta rrëzojmë Rikallon.”, tha Musliu./AktivPress