17:00 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Musliu: Kuvendi ose ta mirëmbajë këtë projekt ose ta largoj këtë pllakë sepse u bëmë horë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës të mirëmbaj projektin në emër të 1113 fëmijëve të vrarë në luftë.

Sipas saj, nësë nuk bëhet kjo gjë, të largohet ky projekt.

“Kuvendi Kosovës ose ta mirëmbajë këtë projekt ose ta largoj këtë pllakë sepse u bëmë horë.

Kjo është pasqyra me e shëmtuar por fatkeqësisht reale e institucioneve tona.

1113 femijë të vrarë të Kosovës po ofendohen me këtë projekt. TURP!”, shkroi ajo./IndeksOnline/