75 Mall Live Search
22:49 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Musliu: Lum për ne që i takojmë këtij populli zemërbardhë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila ka siguruar votat edhe për një mandat të dytë në legjislaturën e re, Ganimete Musliu ka deklarua rse bujaria dhe solidarizimi s’kanë të ndalur.

“Familja e Rahman Salihut nga fshati Baks në këto momente më ka ofruar shtëpinë me 9 dhoma për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti deri në normalizimin e gjendjes atje”, ka shkruar Musliu.

Tutje ajo ka thënë “lum” për ne që i takojmë këtij populli zemërbardhë.

“Kontakti për këtë shtëpi jam unë, andaj mos hezitoni në çdo kohë të më kontaktoni. Lutjet tona vazhdojnë çdo sekondë për familjet e prekura nga tërmeti. Zot ndihmoju t’i kalojmë këto qaste të vështira”, shtoi Musliu./Indeksonline/