Musliu mban konferencë për media pas përplasjes së ashpër me Pecin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mban sot Konferencë për media.
Në njoftimin e PDK-së dërguar medieve, bëhet me dije se konferenca do të mbahet nga ora 16:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se kjo konferencë mbahet pas përplasjes së ashpër në komision parlamentar mes deputetes Musliu dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.