22:18 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Musliu me kërkesë urgjente ndaj Hotit, Bajramit e Reçicës lidhur me ngjarjen tragjike në Kamenicë

Së fundi një burrë nga Kamenica e ka vrarë gruan e tij me shufër metalike, ndërsa tani për fëmijët e tyre po kujdesen gjyshërit, e në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo thotë që ky lajm e trishton, teksa i bën thirrje kryeministrit Hoti, Ministres së Financave Bajramit e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Reçicës që urgjentisht të ndajnë një fond të lejueshëm për këta fëmijë, shkruan Indeksonline.

Ky artikull me trishton. Kur e sheh qe keta femije ne vend qe te jene ne perkujdesje te shtetit dhe te trajtohen me psikologe e profesionist te traumes, ata jane te detyruar qe te jetojne tek gjysherit, e sikur nuk mjafton tragjedia qe perjetuan ata duhet te perballen edhe me varfrine e skajshme dhe kushtet e renda me te cilat perballen gjysherit e tyre ne kete rast.
E pa pranueshme e dhimshme dhe e rende kjo gjendje.
Kryeminister z. Hoti, Ministre e Financave zonja Bajrami, Minister i punes dhe mireqenies Sociale z.Reçica ju apeloj qe urgjentisht te ndani nje fond te lejueshem per keta femije.
Nese nuk keni mundesi te ndertoni institucione profesionale per trajtimin e ketyre rasteve, bejeni ate qe mundeni dhe ndihmoni keta femije.
Kete kerkese do ta adresoj edhe ne seancen e ardheshme ne Kuvendin e Kosovës nese nuk hase ne mirekuptim nga ana e lartepermendurve
’, tha Musliu./Indeksonline/