75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 16 Shtator 2025 / S Z

Musliu: Në Hagë ka filluar të dëshmohet pafajësia dhe çiltërsia e UÇK-së

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar deklaratat e ish-ndihmëssekretatrit amerikan i Shtetit, James Rubin që po dëshmon në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pro ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se në Hagë ka filluar të dëshmohet pafajësia dhe çiltërsia e UÇK-së, teksa ka publikuar edhe një video ku shfaqet gjenocidi që ushtrohej në pranverën e 1999’ës.

“Në Hagë ka filluar të dëshmohet pafajësia dhe çiltërsia e UÇK-së! Ndërsa në video gjeni pamje të popullit shqiptar, ndaj të cilit po ushtrohej  GJENCIDI në pranverën e vitit 1999!”, ka shkruar Musliu në Facebook.